Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur dje në fshatin Batllavë të Komunës së Podujevës.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

Gjithashtu organet e rendit kanë thënë se në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante të policisë ka dalë ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e Policisë, dhënë nëpërmes raportit 24 orësh.

Vrasje në Podujevë, arrestohet një person e konfiskohet një armë – FOTO