Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Pataqan të Klinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen në Pataqan të Klinës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më 15 prill 2022, rreth orës 16:40, Policia është informuar për një rast, rrahje i cili ka ndodhur në fshatin Pataqan-Klinë.

Derisa Policia ishte në kërkim të dyshuarve, është njoftuar se një person është në QKMF Klinë, i cili ishte i plagosur me armë zjarri dhe nga aty me autoambulancë është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjithashtu prokurori i shtetit dhe Gjyqtari i procedurës paraprake.

Në njoftim më tej bëhet e ditur se nga Gjykata themelore ne Pejë, me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar/bastisur katër lokacione (shtëpi), në tri nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit: A.N. lindur me 1967, janë gjetur dhe sekuestruar, tetë armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion.

Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh. /Telegrafi