Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në fshatin Novosellë të Pejës

I dyshuari Faton Brahimaj, i cili tash e disa ditë ishte në arrati per vrasjen e djalit të axhës së tij, është arrestuar mbrëmjen e sotme.

KALLXO.com mëson nga policia se arrestimi i te njëjtit është berë orët e vonshme të mbrëmjes  së sotme.

Brahimaj dyshohet se kishte qëlluar për vdekje një kushëririn e tij me armë të tipit kallashnikovë.

I njejti pasi kishte kryer krimin dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes i armatosur.

Gjashtë ditë më parë Brahimaj dyshohet se ka kryer vrasjen e kushëririt të tij. Pasi ishte arratisur nga vendi i ngjarjes policia kishte vendosur edhe unazën e çeliktë.

Policia në ditën kur ishte kryer krimi kishin bastisur shtëpinë e te dyshuarit ku kishin gjetur dhe konfiskuar një sasi municionesh që mbante i njëjti.