Arrestohet i dyshuari për vrasjen e vëllait në Dibër

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar për arrestimin e e të dyshuarit për vrasjen e vëllait të tij në gshatin Allabegi të Dibrës.

Sipas policisë së shtetit operacioni është finalizuar nga DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

Sipas komunikatës së policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim me DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në mesnatën e datës 29.04.2021, në Maqellarë, kanë ushtruar kontrolle në zonë dhe si rezultat u bë e mundur gjetja e vendndodhjes dhe kapja e shtetasit F. T., 26 vjeç, i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Kurbeg, Maqellarë.

Ky shtetas, sipas policisë,  për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës vëllanë e tij, i cili si pasojë e plagëve humbi jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ka ndodhur me datën 29 prill.