Komuna e Dragashit. Dragash. 26.05.15, Photo: Atdhe Mulla

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e qenit të një personi

Vrasja e një qeni ishte aryja e arrestimit të një personi në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti ka vrarë qenin e një personi, për arsyje të panjohura.

Rasti sipas policisë ka ndodhur me 31 mars, rreth orës 15:30, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë gjatë ditës së djeshme.

Sipas detajeve të policisë i dyshuari kishte vrarë qenin me një kallashnikovë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.