Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djalit të axhës në Novosellë të Pejës

Faton Brahimi, i cili kërkohej nën dyshimet për veprën penale të vrasjes, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se pas publikimit të fotos së personit në kërkim qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për veprën penale ”Vrasje”

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej për veprën penale: “Vrasje”. Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021,është bërë arrestimi i tij”, ka njoftuar Policia.

Policia ka njftuar se të njëjtit i është gjetur edhe një armë e gjatë automatike me municion.

Arma e konfiskuar nga i dyshuari Faton Ibrahimi

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor.

Brahimi dyshohet se me armë zjarri e ka vrarë kushëririn e tij në fshatin Novosellë të Pejës.

Vrasja në Novosellë të Pejës, i dyshuari dhe viktima janë familjarë