
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djalit në Peran të Podujevës
14.6.2022 - 10:03
Një person është vrarë dje në Peran të Podujevës.
Babai dyshohet se me armë zjarri ka vrarë djalin e tij.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar Policia.
Sipas PK-së, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.