Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për plagosjen e një personi në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, e cila kishte ndodhur më 27.08.2024.

“Puna e zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme,  ka rezultuar me  identifikimin e personit të dyshuar, prezencën e të cilit e kanë siguruar sot” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga hetuesit policorë gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme zjarri, e cila dyshohet të jetë përdor në rast.

Policia njofton se 29-vjeçari me inicialet Sh.A, është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.

Rastin Policia po e trajton si – vrasje në tentativë dhe – armëmbajtje pa leje.