Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të alkoolit dhe çokollatave

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer një vjedhje.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 19:50, në rrugën “Mbreti Pirro”, në Pejë, është arrestuar një person i dyshuar i cili në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë vjedhur nga dyqani i viktimës dy shishe uiski dhe çokollata në vlerë 60 euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.