Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për vjedhje që ishte shpallur në kërkim nga policia

Një i dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda është arrestuar në Prishtinë një ditë pasi policia kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta lokalizuar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Është arrestuar personi i dyshuar për vjedhje të rënda të cilat kryesisht kanë ndodhur në rajonin e përgjegjësisë së stacionit qendra në Prishtinë. Ka qenë bashkëpunimi i vazhdueshëm i qytetarëve me Policinë e Kosovës që ka mundësuar që hetuesit policor të bëjnë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo shtoi se aktualisht hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse në lidhje me rastin.

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmë të qytetarëve për të identifikuar dhe arrestuar një person i cili dyshohej për vjedhje të rënda.

Policia me anë të një fotografie kishte thënë se çdo informatë do të dërgonte në identifikimin e të dyshuarit.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari (FOTO)