Arrestohet i dyshuari për vjedhje në QKUK

Një vjedhje është raportuar se ka ndodhur para 10 ditëve brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast gjatë ditës së djeshme ka arrestuar personin e dyshuar.

Sipas policisë, i dyshuari ka vjedhur nga çanta e një gruaje në repartin e gjinekologjisë një telefon celular dhe 170 euro.

I dyshuari për këtë rast sipas policisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.