Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e policit në Pejë

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se rreth orës 18:25 ka arrestuar personin e dyshuar për vrasjen në tentativë të zyrtarit policor që ka ndodhur sot, më 17.12.2024, në Pejë.

Në komunikatë, Policia njofton se stafi menaxhues i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, hetuesit e stacionit policor nё Pejё, Njёsia pёr Reagim tё Shpejtё dhe njësi të tjera përkatëse ishin vёnё nё kërkim tё personit tё dyshuar.

Sipas njoftimit, i dyshuari fillimisht kishte tentuar ta godiste policin me veturë, por pasi zyrtari policor i është shmangur goditjes, i dyshuari nga vetura ka qëlluar dy herë me armë zjarri në drejtim të policit, i cili për fat të mirë ka shpëtuar pa lëndime.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:10 afër stacionit të Policisë, në kohën kur zyrtari policor kishte dalë nga stacioni dhe po e kalonte rrugën në zebra.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndërsa rasti cilësohet – vrasje e rёndё nё tentative, dhe – armëmbajtje pa leje.

Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një polici në Pejë