Ilustrim.

Arrestohet i dyshuari për tentim sulm ndaj basketbollistëve të klubit të Pejës

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë të dyshuar për sulmin ndaj ekipit të Pejës në basketboll.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:15 ku i dyshuari pas përfundimit të një ndeshjes, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir.

I dyshuari, sipas policisë, gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.

Tutje policia sqaron se në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja kujdestare për kundërvajtje dhe sipas udhëzimeve të saj i dyshuari është intervistuar e me pas është liruar, ndërsa rasti  vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndeshja e Superligës së Kosovës në basketboll dje ndërmjet Trepçës dhe Pejës nuk ka kaluar pa telashe.

Kjo ndeshje është ndërprerë në çerekun e tretë pasi që tifozët kanë sulmuar ekipin e Pejës.

Ndeshja ka vazhduar, mirëpo pas përfundimit të saj është raportuar se është sulmuar edhe autobusi i ekipit të Pejës.