Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për tentim dhunim të një burri në Istog

Policia e Kosovës ka arrestuar të martë një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim në tentativë”.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunoi një burrë në Istog.

Ngjarja është raportuar më datë 26 shtator 2022 rreth orës 15:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të tij, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.