Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje

Është arrestuar një burrë i cili dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një grua.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në Prishtinë rreth mesditës së djeshme.

Me urdhër të Prokurorit, siç njofton Policia, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.