Ilustrim: Kallxo.com

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj policëve

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ardian Kransniqi” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

Ngjarja sipas policisë ka filluar kur i dyshuari nuk i është bindur urdhrave të policëve dhe ka sulmuar dy zyrtarët policorë duke u shkaktuar lëndime trupore, për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas njoftimit, pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.