Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i dyshuari për shmangie tatimi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shmangie nga tatimi.

Për arrestimit e të dyshuarit A. N., 33 vjeçar, policia ka bërë të ditur se ka hetuar rastin që nga 23 prilli i këtij viti, kur edhe ka pranuar informatën se i dyshuari po shmanget nga tatimi.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas pranimit të informatave, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së, dhe është vërtetuar se i dyshuari ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016.

Shmangia në tatim nga i dyshuari ka dëmtuar buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro.

Gjatë ditës së sotme, të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim dhe me urdhër të Prokurorisë  Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.