Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një vajze në Istog

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të rrëmbimit në fshatin Drejë në Istog.

Sipas policisë, para gjashtë ditëve, rreth orës 17:30, është raportuar se një grua është rrëmbyer.

Tutje në njoftim thuhet se njësia policore ka arritur që të arrestoj të dyshuarit, i cili ishte me viktimën e cila ishte rrëmbyer para disa ditëve.

Nga i dyshuari është konfiskuar vetura, një revole, dy karikator, 29 fishekë, një thikë dhe një maskë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.