Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për rrahje të familjarëve

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë nën dyshimin se ka rrahur familjen e tij.

Sipas policisë, i dyshuari për këtë rast, me datë 2 tetor, është sjellë në mënyrë arrogante dhe ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Policia në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.