Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve

Një person është arrestuar nga Policia si i dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Policia e Kosovës njofton se arrestimi është bërë sot në fshatin Velekincë të Gjilanit, pasi njësia policore gjatë realizimit të urdhëresave të gjykatave, ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili me t’i vërejtur policët fillon të ikë.

“Njësit policor ka arritur ta ndalojë të njëjtin pavarësisht rezistencës së tij. Tek i dyshuari janë gjetur 13 qese substancë që dyshohet të jetë Marihuana. Një zyrtar policor ka pësuar lëndime gjatë arrestimit të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po sipas Policisë, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.