Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Durrës

Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Durrësit autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.

Në këtë incident kanë mbetur të plagosur babë e bir.

Arrestimi i të dyshuarit u arrit falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, njofton Policia e Shtetit.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit pistoletë dhe automjetin e autorit.

I dyshuari A. Ll., 39 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H.B., 63 vjeç dhe M.B., 39 vjeç (babë e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.