Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Bardhosh

Policia e Kosovës ka njoftuar së është arrestuar një person i dyshuar lidhur me plagosjen e dy personave në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sot rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar”, ka njoftuar Policia.

Policia ka njoftuar  se pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimin e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.

Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti, thuhet në njoftim.

Dy persona janë plagosur sot në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë Agron Borovci. Ai tha se informata është marrë nga policia rreth orës 15 e 30.

Të plagosurit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Dy të plagosur në Prishtinë