FOTO: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e djalit të kryetarit të Shtimes

Një person  është arrestuar si i dyshuar për plagosjen e djalit të kryetarit të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

KALLXO.com dje ka raportuar për plagosjen e djalit të kryetarit të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

E gjitha ka ndodhur brenda një lokali në afërsi të Graçanicës, ku djali i Ismajlit ka marrë lëndime pas një incidenti që ka ndodhur në po atë lokal.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe vetë kryetari Naim Ismajli.

Ai ka thënë se djali i tij ka qenë me shoqëri dhe ka qenë mysafir në atë lokal ku ka ndodhur rasti, ku është lënduar nga një plumb qorr.

“Është djali i vogël, ka qëlluar me shoqëri nuk është i përfshirë në rastin e incidentit, ka qenë thjesht mysafir në atë objekt dhe është lënduar. Ka goditje të një plumbi qorr. Ka qëlluar me shoqëri atje, s’ka qenë në vend edhe me qëlluar por… ka shpëtuar sepse është lëndim i lehtë”, tha Ismajli për KALLXO.com.

Plagoset me armë zjarri djali i kryetarit të Shtimes