Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për një vepër penale, i konfiskohen armë e narkotik

Është arrestuar një person me inicialet B.S me prejardhje nga Komuna e Istogut, gjatë mbrëmjes së djeshme në banesën e tij në Fushë-Kosovë, i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale njëra prej të cilave ka ndodhur me datën 09 shkurt në rrugën ‘’Xhemajl Mustafa’’ në Prishtinë.

Gjatë arrestimit të dyshuarit i janë gjetur një pistoletë CZ me 9 fishekë, bimë narkotike 40 gram si dhe një shufër metalike.

Arrestimi i tij është bërë pas ndërmarrjes së veprimeve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i mbështetur edhe nga Njësia Speciale Intervenuese (NJSI).

Po ashtu për një tjetër person të dyshuar, është lëshuar një urdhër arrest nga ana e Gjykatës Themelore në Pejë dhe i njëjti është në kërkim nga Drejtoria e Policisë Rajonale në Pejë, e po ashtu i dyshuari është recidivist i disa veprave penale.

Me urdhër të Prokurorit personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.