Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për ngacmimin e një gruaje në Lipjan

Një grua në Lipjan ka raportuar në Polici së është duke u ngacmuar nga një burrë që një muaj.

Sipas Policisë, gruaja dy ditë më parë ka lajmëruar së është duke u ngacmuar qysh nga data 11 tetor 2021.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.