Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për lajmërim të rremë dhe publikim të videos në Tik Tok

Policia e Kosovës si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve intensive ka arritur ta identifikojë dhe më pas ta arrestojë personin e dyshuar (D.M.), i cili ka bërë deklarim të rremë duke kontaktuar Policinë e Kosovës në numër emergjent për kinse nevojë për ndihmë  policore dhe pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, të titulluar (Dardi thirr policin).

Sipas Policisë , të gjitha hetimet dhe veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ku ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Duke parë angazhimet dhe nevojën për veprime policore në ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve që kanë nevojë për prezencë policore, rastet e tilla pengojnë punën policore dhe janë të kundërligjshme, andaj Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj të gjithë personave që mund të përfshihen në raste të tilla.

Këtu mund ta shikoni videon në fjalë.