Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për laboratorin e drogës në Leposaviq, ishte në arrati nga korriku

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për rastin ku u gjet laboratori për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro në Leposaviq.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicë të Veriut, Besim Hoti.

“Është arrestuar sot në mëngjes, pasi ka pasur urdhëresë të gjykatës për arrestimin e të njëjtit”- ka thënë Hoti për KALLXO.om.

I dyshuari ndodhej në nga 1 korriku 2022 kur Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një objekti në Leposaviq ka gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

Sipas Policisë, laboratori ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit.

Policia kishte njoftuar se objekti është pronë e të dyshuarit G.J..

Pamje – Policia zbuloi një laborator me pajisje për kultivimin e kanabisit në Leposaviq