Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me mjete pune

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar pasditen e djeshme për kontrabandë me mallra.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, shtetas i Serbisë, është ndaluar në fshatin Novosellë, ndërsa gjatë kontrollit të policisë në veturë, është hasur një sasi prej më shumë se 100 pjesë mjete pune të cilat dyshohet se i kontrabanduar në mënyrë ilegale nga Serbia.

I dyshuari para policisë poashtu nuk ka prezantuar asnjë dokument përcjellës për mjetet.

Malli dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar ë procedurë të rregullt.