Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me migrantë

Një rast i kontrabandës me migrantë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Ponoshec afër Gjakovës.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar i cili me veturën e tij po transportonte persona.

Viktimat e këtij rasti janë dërguar në Qendrën e Azilit, ndërsa i dyshuari pas intervisimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.