FOTO KALLXO - Arkiv - Shpend Ahmeti

Arrestohet i dyshuari për kërcënim ndaj Shpend Ahmetit

Një person është arrestuar nga ana e policisë në lidhje me rastin e kërcënimit të Kryetarit Shpend Ahmetit dhe asistentit të tij.

Në raportin policor thuhet se i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com raportoi dy ditë më parë se Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe asistenti i tij ishin kërcënuar nga një person në objektet e komunës.

“Sot rreth orës 11:00, ne stacionin policor Qendra është iniciuar një rast Kanosje ndaj personit zyrtar. Rasti  ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, saktësisht në objektin e Komunës. Me rastin po merren njësitet kompetente”, kishte thënë zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj për KALLXO.com, dy ditë më parë.

Kërcënohet kryetari i Prishtinës dhe asistenti i tij

.