Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për grushtim të policit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për sulm ndaj një polici.

I dyshuari është arrestuar pasi gjatë kërkimit të dokumenteve nga zyrtarët policorë nuk ka pranuar që të legjitimohet.

Po ashtu sipas Policisë, i dyshuari është sjellë në mënyrë arrogante duke i ofenduar me fjalë të ndryshme.

Gjatë intervistimit në Stacion policor, i dyshuari ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur me grusht.

Gjatë procesit të arrestimit të të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.