Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Deçan

Për një rast të grabitjes që kishte ndodhur më 16 shkurt, Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Mehmet Uka” në Deçan.

“Pas një pune hetimore me datë 20.02.2021 është arrestuar i dyshuari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Ndërkaq, rasti po vazhdon të hetohet.