Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për grabitje ku u vodhën 20 mijë euro stoli

Në natën e ndrrimit të moteve,vitin e kaluar , stoli në vlerë të 20 mijë eurove ishin grabitur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Që nga ajo ditë kanë kaluar më shumë se 11 muaj deri sa policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë njërin nga grabitësit.

Arrestimi i tij u bë i ditur sot nga Policia.

Siç thuhet në njoftim dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë, kishin hyrë në një argjendari dhe nën kërcëniminim e armëve kanë grabitur stoli në vlerë të 20 mijë eurove.

Sipas policisë të dyshuarit deri sa ishin duke u larguar nga vendi i ngjarjes në kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Në lidhje me arrestimin dhe identifikimin e njërit nga të dyshuarit, është njoftuar edhe prokurori.

Me urdhër të këtij të fundit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.