Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka dalë nga vetura dhe ka shtënë me armë zjarri me 14.09.2024 në Shtaricë të Klinës.

Policia më rastin është njoftuar me 16.09.2024, pasi ankuesi kishte raportuar se i dyshuari kishte shtënë në drejtim të oborrit të tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, më datë 16.09.2024, rreth orës 12:00, është njoftuar nga ankuesi se më datë 14.09.2024, persona të panjohur, ndërsa ndodheshin në një lokal në fshatin Shtaricë, Klinë, një person kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të oborrit të ankuesit”- thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, njësitë relevantë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dhe gjetur disa mjete.

“Më datë 18.09.2024, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari i këtij rasti, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar: Një armë pistoletë Browning cal: 7.65mm, një karikator i së njëjtës armë dhe një gëzhojë” – thotë Policia e Kosovës në njoftim

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.