Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për fyerje dhe kërcënim ndaj tre personave në Lipjan

Një person i dyshuar për fyerje dhe kërcënim me fjalë ndaj tre persona të tjerë është arrestuar nga Policia në Lipjan.

Sipas njoftimit të Policisë, motivi i të dyshuarit për ngacmim mbetet i panjohur, ndërsa i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

Policia ka kontrolluar automjetin e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një shufër metali.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.