Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës

Një burrë nga Gjakova është arrestuar nën dyshimet për dhunë seksuale.

Policia njofton se personi i  komunitetit ashkali dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me një të mitur e cila ishte shpallur si person i zhdukur.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i rastit.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si dhunim.