
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Viti
18.3.2023 - 09:52
Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar mes datave 11 dhe 12 mars 2023 në Viti.
Sipas Policisë, viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar.
Sipas Policisë, familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësore në bazë të të cilave pretendojnë se i dyshuari ka prapambetje mendore.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.