Foto: Pixabay

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Ferizaj

Në Ferizaj raportohet së është dhunuar një vajzë, ndërsa i dyshuari është arrestuar – sipas Raportit njëditor të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com mëson se viktima e dhunuar është e mitur.

Ndërsa, sipas Raportit policor, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare, e shoqëruar nga prindi, ka raportuar se nga fundi i muajit janar, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në Raport.