Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Kllokot

Policia ka arrestuar dje një person të dyshuar për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur me 20 maj 2022.

Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore në lidhje me një rast nga vepra penale “Detyrim” është arritur deri tek zbulimi i një rasti tjetër të dhunimit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Kllokot.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.