Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Gjilan

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim të një vajze.

Sipas njoftimit, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë periudhës nëntor dhjetor të këtij viti në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht viktimën.

I dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.