Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj gruas së tij

Një burrë nga Hani i Elezit është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në raport policor thuhet se bashkëshortes i janë shkaktuar lëndime trupore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 4 maj 2021, rreth orës 17:50.