Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i dyshuari për dhunë fizike ndaj vajzës së tij

Një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Sipas policisë i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës- vajzës, ndërsa për shkak të kësaj kjo e fundit ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është liruar.

Ngjarja ka ndodhur me 28 prill rreth orës 22:43, në rrugën “ Dëshmorët e Kombit “ në Mitrovicën e Jugut, ka njoftuar policia.

Kurse i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.