FOTO: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi policët

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë pas mesnate, rreth orës 02:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik ndaj personit zyrtar.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policor, të cilët ishin me rroba civile.

I dyshuari sipas njoftimit ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

I dyshuari për këtë rast, me vendim të prokurorit, pas intervisitmit është dërguar në mbajtje.