Pika kufitare në Jarinje - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i dyshuari pasi i kërkon viktimës 3 mijë e 500 euro për udhëtim deri në Belgjikë

Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Pikën Kufitare Dheu i Bardhë, për kontrabandë me migrant.

Sipas policisë, i dyshuari ka pranuar pasi që në veturë kishte pasur pasagjerin të cilit në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar se do t’ia siguronte udhëtimin deri në Belgjikë.

Në këmbim për këtë udhëtim., i dyshuari i kishte kërkuar viktimës 3 mijë e 500 euro, të cilat viktima i kishte premtuar se do t’ia jap sapo të arrijë në Belgjikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.