Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com

Arrestohet i dyshuari pasi është kapur me drogë

Një person i dyshuar është kapur me drogë në Prishtinë, ka njoftuar Policia.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin pasi i është gjetur dhe sekuestruar një qese me 2.6 gramë substancë të dyshuar narkotike kanabis dhe dy mjete që përdoren për ta bluar atë.

Policia njofton se gjatë ushtrimit të urdhëresës së gjykatës, është gjetur dhe sekuestruar 508.4 gramë substancë të dyshuar narkotike kanabis në dhomën e një të dyshuari të dytë në këtë rast, i cili nuk ishte prezent në shtëpi.

Prokurori i shtetit ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet.

Rasti është në procedurë hetimore.