Arrestohet i dyshuari nga Prizreni që tentoi ta dhunojë një vajzë derisa po kthehej nga shkolla

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer tentim dhunim ndaj një vajze në Prizren.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 9 nëntor 2021.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit policor të datës 10 nëntor, e mitura ka informuar se për derisa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunoj.