foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari në Vushtrri pasi refuzoi urdhërin e policisë

Dy persona janë ndaluar nga policia gjatë ditës së djeshme në fshatin Gracë të Vushtrrisë pasi që të njëjtit nuk kishin respektuar rregullat e komunikacionit.

Personat e dyshuar sipas njoftimit të policisë janë vërejtur duke kaluar rrugën mbi ndarje fizike, dhe të njëjtit janë udhëzuar të kalojnë nga nënkalimi në autostradën Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas njoftimit, të dyshuarit kanë refuzuar duke rrezikuar jetën e tyre, dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Gjatë shqiptimit të kundërvajtjes, të dyshuarit kanë fyer policët, ku njëri nga ta është arrestuar.

Pas intervistimit  me  urdhër të prokurorit është liruar.