Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë pasi rrahu të dashurën e tij

Një rast i sulmit është raportuar se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10, në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë.

Sipas njoftimit, për këtë rast është arrestuar një person i dyshuar i cili ka sulmuar fizikisht viktimën, me të cilën ishte në lidhje dashurie.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.