Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë, kapet me drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në rrugën “Xhorxh Bush”, në Prishtinë pasditën e djeshme nën dyshimet për posedim të subsatancave narkotike.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur 12 qese me substanca të dyshuara narkotike rreth 12.6 gramë, dy telefona celular dhe 3 mijë e 230 euro para të gatshme.

Gjithashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit policia ka gjetur edhe një qese me rreth 1.4 gramë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.