Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari në Podujevë për sulm ndaj dy familjarëve të tij

Një person me probleme psikike është arrestuar nga policia pasi që i njëjti ka sulmuar dy familjar të tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Podujevë.

I dyshuari për këtë rast është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar mjetet me të cilat janë sulmuar viktimat.

Pas intevistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.